Arrestohet mësimdhënësi në Klinë, dyshohet për ngacmim seksual ndaj nxënëses
Një rast i rëndë ka ndodhur së fundi në Klinë, ku një një mësues dyshohet për sulm seksual ndaj një nxënëseje. Fillimisht rasti është raportuar si sulm seksual ku Policia e Kosovës bëri të ditur se viktima femër kishte pranuar disa sms me përmbajtje seksuale dhe se i dyshuari është arrestuar. Por ngjarja del të…
Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur së fundi në Klinë, ku një një mësues dyshohet për sulm seksual ndaj një nxënëseje.
Fillimisht rasti është raportuar si sulm seksual ku Policia e Kosovës bëri të ditur se viktima femër kishte pranuar disa sms me përmbajtje seksuale dhe se i dyshuari është arrestuar.
Por ngjarja del të jetë edhe më e rëndë. Me datë 3 maj prindi i viktimës ka raportuar në stacion policor shqetësimet në lidhje me këtë rast.
Sipas deklarimeve i dyshuari N.N (42 vjeç), i cili është kujdestar i klasës së shtatë në shkollën “At Shtjefën Gjeçovi” në Sllakuqan dyshohet se i ka dërguar në vazhdimësi mesazhe me përmbajtje seksuale përmes rrjeteve sociale, duke shprehur edhe ndjenjat dhe duke përdorur gjuhë të papërshtatshme. Po ashtu, viktima ka deklaruar se në disa raste brenda objektit shkollor, në kabinetin e biologjisë, i dyshuari dyshohet se e ka prekur në pjesë të sipërme të trupit.
Në lidhje me rastin nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë bërë të ditur për lajmi.net se i dyshuari është ndaluar për 48 orë më urdhër të prokurorit.
“Brenda afatit ligjor do të parashtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”.
Rasti është trajtuar në prezencë të Prokurores kujdestare nga Departamenti për të Mitur, mbrojtësit të viktimave dhe punëtorit social, ndërsa është intervistuar edhe viktima në prani të prindit./Lajmi.net/