Arrestohet mërgimtari nga Vitia, gruaja e raportoi për dhunë

Policia ka njoftuar se një person, shqiptar me nënshtetësi belge, është arrestuar në Viti pasi është raportuar për dhunë në familje. I njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar më pas trajtim mjekësorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje. DHUNË NË FAMILJE “Viti 07.08.2024-12:00.…

Lajme

10/08/2024 14:34

Policia ka njoftuar se një person, shqiptar me nënshtetësi belge, është arrestuar në Viti pasi është raportuar për dhunë në familje.

I njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pranuar më pas trajtim mjekësorë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

“Viti 07.08.2024-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me nënshtetësi   të Belgjikës pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”/Lajmi.net