Arrestohet Mensur Safqiu, detaje nga policia

Mëngjesin e sotëm është arrestuar aktori Mensur Safqiu.

ShowBiz

10/05/2018 09:44

Arrestimin e aktorit e ka konfirmuar për Lajmi.net edhe Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Një person është arrestuar sot rreth orës 8:00 në rrugën  “Ahmet Krasniqi”,  në Prishtinë”, ka thënë për lajmin, Flora Ahmeti zëdhënësja e policisë  për rajonin e Prishtinës.

Policia nuk e ka bërë të ditur arsyen e arrestimit, por aktori është në stacion të policisë ku pritet të intervistohet dhe të jepen detaje rreth arrestimit të tij. /Lajmi.net/