Arrestohet maqedonasi, tregëtonte drog përmes turshive
Një 50-vjeçar është arrestuar në Morinë, dhe u është dorëzuar autoriteteve policore të Durrësit, pasi sëbashku me dy maqedonas të tjerë, do të dërgonin drejt Zvicrës, përmes portit të Durrësit 835 kg kanabis të futur mes turshive të kastravecave dhe specave.
Lajme
“Në ngarkim të shtetasit të mësipërm Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Shtetasi T.Velichkov është kapur në Morinë dhe më pas i është dorëzuar Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. /albeu.com/