Arrestohet ish-këshilltari i presidentit Trump, akuzohet për keqpërdorim të parave dhe mashtrim të donatorëve

Ish-këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Bannon, u arrestua nga policia pasi akuzohet për keqpërdorim të parave, për sa i përket fushatës që kishe për detyrë mbledhjen e të hollave për ndërtimin e murit SHBA-Meksikë.

Bota

20/08/2020 16:35

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Departamenti i Drejtësisë potencoi se Bannon dhe tre të tjerë mashtruan rreth qindra mijëra donatorë.

Fushata “Do ta ndërtojmë murin”, thuhet se mblodhi 25 milionë dollarë.

Ndërkohë, autoritetet deklarojnë se Bannon i pranoi më shumë se 1 milion dollarë, disa prej të cilave i shfrytëzoi për shpenzime personale.