Arrestohet inspektori i Punës në Prishtinë, dyshohet se mori ryshfet nga një biznes
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës saktësisht Njësinë për Krime Ekonomike ka arrestuar një inspektor të Inspektoratit të Punës. Arrestimi i tij është bërë nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Marrje ryshfeti”. Lajmi është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. I dyshuari, G.B., është ndaluar në kuadër të hetimeve që…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës saktësisht Njësinë për Krime Ekonomike ka arrestuar një inspektor të Inspektoratit të Punës.
Arrestimi i tij është bërë nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Marrje ryshfeti”.
Lajmi është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
I dyshuari, G.B., është ndaluar në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj tij.
Sipas Prokurorisë, arrestimi i inspektorit është realizuar pas zbatimit të masave të fshehta hetimore, përfshirë edhe masën e simulimit, ku ai është kapur në flagrancë.
Dyshohet gjithashtu se Inspektori ka pranuar para nga një biznes, me qëllim që ta amnistojë atë nga shkeljet e konstatuar gjatë inspektimit, pasi ishte vërejtur se disa punëtorë nuk ishin të deklaruar./Lajmi.net/