Arrestohet i mituri në Prishtinë, dyshohet se i zhvati para një bashkëmoshatari duke e kërcënuar
Një person ka raportuar në Polici, se një i dyshuar i mitur në Prishtinë vazhdimisht e ka kërcënuar djalin e tij të mitur dhe i ka kërkuar dhe marrë para të tij. Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, shkruan lajmi.net. “Prishtinë 06.07.2026 – 27.07.2026 – NN. Me 26.07.2026…
Lajme
Një person ka raportuar në Polici, se një i dyshuar i mitur në Prishtinë vazhdimisht e ka kërcënuar djalin e tij të mitur dhe i ka kërkuar dhe marrë para të tij.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, shkruan lajmi.net.
“Prishtinë 06.07.2026 – 27.07.2026 – NN. Me 26.07.2026 ankuesi mashkull kosovar së bashku me djalin e tij të mitur kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i mitur në vazhdimësi, duke e kërcënuar me fjalë i ka kërkuar dhe marrë para viktimës së mitur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/