Arrestohet i mituri, e pranon se ka ndezur zjarr në Majac të Podujevës

Një i mitur është arrestuar gjatë së shtunës, pasi që i njëjti e ka pranuar se kishte ndezur zjarr në Majac të Podujevës. Siç bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, zjarrvënia kishte ndodhur më 4 korrit rreth orës 14:00. Policia po ashtu bën të ditur se me vendim të prokurorit për të…

Lajme

13/07/2025 10:10

Një i mitur është arrestuar gjatë së shtunës, pasi që i njëjti e ka pranuar se kishte ndezur zjarr në Majac të Podujevës.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, zjarrvënia kishte ndodhur më 4 korrit rreth orës 14:00.

Policia po ashtu bën të ditur se me vendim të prokurorit për të mitur rasti iniciohet si më lartë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Majac, Podujevë / 04.07.2025 – 14:00. Më 12.07.2025 është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar m/k i mitur, pasi që gjatë intervistimit e kishte pranuar që e kishte ndezur zjarrin. Me vendim të prokurorit për të mitur rasti iniciohet si më lartë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.