Arrestohet i dyshuari që theu xhamin e një lokali në Vushtrri dhe vodhi para e mbushës telefonash

Një person është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin se ka kryer një vjedhje të rëndë në një lokal. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 qershor, rreth orës 04:11. I dyshuari dyshohet se ka thyer xhamin e lokalit në pronësi të ankuesit dhe ka vjedhur disa mbushës telefonash, si dhe…

Lajme

28/06/2026 09:33

Një person është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin se ka kryer një vjedhje të rëndë në një lokal.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 qershor, rreth orës 04:11.

I dyshuari dyshohet se ka thyer xhamin e lokalit në pronësi të ankuesit dhe ka vjedhur disa mbushës telefonash, si dhe një shumë parash të gatshme.

Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet. /Lajmi.net/