Arrestohet i dyshuari që kërcënoi gazetarin Vehbi Kajtazi

Gjatë ditës së djeshme institucionet përgjegjëse kanë bërë të ditur se janë njoftuar në lidhje me kërcënimin që i është bërë gazetarit Vehbi Kajtazi. Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka njoftuar se pas marrjes së informatave të nevojshme, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin. I dyshuari në këtë rast është ndaluar për 48 orë,…

Lajme

10/10/2024 08:55

Gjatë ditës së djeshme institucionet përgjegjëse kanë bërë të ditur se janë njoftuar në lidhje me kërcënimin që i është bërë gazetarit Vehbi Kajtazi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka njoftuar se pas marrjes së informatave të nevojshme, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin.

I dyshuari në këtë rast është ndaluar për 48 orë, transmeton lajmi.net.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas publikimit të informatave rreth kërcënimit që ka marrë gazetari V.K., për shkak të punës dhe profesionit të tij, Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të identifikimit të dyshuarit dhe sigurimit të prezencës së të njëjtit në procedurën penale”,thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se Prokuroria në koordinim me Policinë e Kosovës po vazhdojnë ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore lidhur me këtë rast.

Kajtazi ishte kërcënuar me vdekje nga një person që po i shkruante mesazhe.

“Veprimet e ndërmarra kanë rezultuar fillimisht me arrestimin e të dyshuarit nga Policia e Kosovës, ndërkaq, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”, sipas KPRK-së.Prokuroria në koordinim me Policinë po vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore lidhur me këtë rast”./Lajmi.net/