Arrestohet i dyshuari që ishte në kërkim policor në Pejë, kanosi policët gjatë shoqërimit për në stacion

Një person i dyshuar është arrestuar më dje rreth orës 08:50 në rrugën “Qerim Muriqi” në Pejë, pasi i njëjti ishte në kërkim policor. Sipas Policisë, gjatë shoqërimit të të dyshuarit për në stacion policor me veturë zyrtare, ai ka kanosur verbalisht zyrtarët policor, raporton lajmi.net Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i…

Lajme

03/02/2026 09:25

Një person i dyshuar është arrestuar më dje rreth orës 08:50 në rrugën “Qerim Muriqi” në Pejë, pasi i njëjti ishte në kërkim policor.

Sipas Policisë, gjatë shoqërimit të të dyshuarit për në stacion policor me veturë zyrtare, ai ka kanosur verbalisht zyrtarët policor, raporton lajmi.net

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./Lajmi.net/