Arrestohet i dyshuari që gjuajti me armë nga vetura dje në Skenderaj, i sekuestrohen tri armë

Një person ka shtënë me armë zjarri dje nga një veturë në lëvizje në qytetin e Skenderajt. Policia e Kosovës në këtë qytet, ka realizuar bastisje në një lokacion, ku ka gjetir dhe sekuestruar dy armë të gjata, një pistoletë, si dhe 76 fishekë të kalibrave të ndryshëm. “Lidhur me rastin, është arrestuar një person…

Lajme

17/12/2025 09:28

Një person ka shtënë me armë zjarri dje nga një veturë në lëvizje në qytetin e Skenderajt.

Policia e Kosovës në këtë qytet, ka realizuar bastisje në një lokacion, ku ka gjetir dhe sekuestruar dy armë të gjata, një pistoletë, si dhe 76 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Lidhur me rastin, është arrestuar një person i dyshuar, i cili dyshohet se në orët e mbrëmjes së datës 16 dhjetor 2025 ka shtënë me armë zjarri në Skenderaj”, ka njoftuar Policia.

Me aktvendim të Prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës””, thuhet mes tjerash në njoftim. /Lajmi.net/