Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Dragash, në aksion u përdorën dronë dhe njësia K-9
Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen që ndodhi në fshatin Zlipotok të Dragashit, pas një operacioni intensiv operativo-hetimor të zhvilluar pa ndërprerje. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Sipas tij, në operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit janë angazhuar njësi të…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen që ndodhi në fshatin Zlipotok të Dragashit, pas një operacioni intensiv operativo-hetimor të zhvilluar pa ndërprerje.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, në operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit janë angazhuar njësi të ndryshme policore, përfshirë edhe dronë për vëzhgim nga ajri, si dhe njësia policore me qen (K-9).
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme hetimore në koordinim me prokurorin përgjegjës”, ka deklaruar Bytyqi për Lajmi.net.
Në këtë rast mbeti i vrarë imami Gazmend Tahirovci, i cili dyshohet se u godit me thikë. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar. /Lajmi.net/