Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në lidhje me vjedhjen e një veture në Prizren, pas veprimeve hetimore të zhvilluara nga njësitë kompetente. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ishte raportuar më 17 qershor 2026, ndërsa pas hetimeve të zhvilluara, më 24 qershor është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, një mashkull kosovar.…

Lajme

25/06/2026 10:30

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në lidhje me vjedhjen e një veture në Prizren, pas veprimeve hetimore të zhvilluara nga njësitë kompetente.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ishte raportuar më 17 qershor 2026, ndërsa pas hetimeve të zhvilluara, më 24 qershor është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, një mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.

Ndërkohë, vetura e raportuar si e vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit të saj.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Lajmi.net/