Arrestohet i dyshuari për vendosjen e pakos së dyshimtë në Shtëpinë e Bardhë

Shërbimi sekret i SHBA-së kanë arrestuar një person në afërsi të Shtëpisë së Bardhë pasi dyshohet se kishte lidhje me një pako të dyshimtë e cila është gjetur në afërsi të Shtëpisë së Bardhë.

Bota

28/03/2017 18:10

Ai është paraburgosur pa ndonjë rezistim, kanë thënë zyrtar nga Shërbimi Sekret shkruan USA Today.

Ky shërbim ende është duke e hetuar pakon e dyshimtë, dhe ka siguruar hapësirën rrethuese, duke i zhvendosur njerëzit në një distancë më të largët, transmeton lajmi.net

Shërbimi sekret ka mbyllur Shtëpinë e Bardhë dhe ka pezulluar lëvizjet përreth. /Lajmi.net/