Arrestohet i dyshuari për mashtrim në Prishtinë, përvetësoi 51 mijë euro
Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull kosovar më 26 prill 2025, i dyshuar për mashtrim me qëllim të përvetësimit të pasurisë për vete. Sipas raportit të policisë thuhet se, i dyshuari ka mashtruar viktimën, gjithashtu mashkull kosovar, duke i përvetësuar një shumë prej 51,000 euro. Pas arrestimit dhe intervistimit të tij, me vendim të…

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull kosovar më 26 prill 2025, i dyshuar për mashtrim me qëllim të përvetësimit të pasurisë për vete.
Sipas raportit të policisë thuhet se, i dyshuari ka mashtruar viktimën, gjithashtu mashkull kosovar, duke i përvetësuar një shumë prej 51,000 euro.
Pas arrestimit dhe intervistimit të tij, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“MASHTRIM. Prishtinë 26.03.2025-12:00. Me 26.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte mashtruar viktimën mashkull kosovar, me qellim të përvetësimit pasuror për vete në shumën prej 51.000 euro. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.