Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një femre në Fushë-Kosovë vitin e kaluar
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë për dhunim. Më 30 mars prokuroria ka ftuar për intervistim të dyshuarin që kishte qenë në kërkim në lidhje me rastin “dhunim”. I dyshuari pas intervistimit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Lajmi.net/