Arrestohet i dyshuari në Prizren për keqpërdorim të detyrës zyrtar- për dy vjet përvetësoi kundërligjshëm mbi 150 mijë euro

Një burrë është arrestuar dje nga Policia në Prizren. Ai dyshohet se i kishte përvetësuar mbi 150 mijë euro në mënyrë të kundërligjshme. Rasti kishte ndodhur nga 1 janari i 2017-ës e deri më 2019. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Në lidhje me rastin policia ka kërkuar detaje nga ana…

Lajme

22/04/2025 08:54

Një burrë është arrestuar dje nga Policia në Prizren.

Ai dyshohet se i kishte përvetësuar mbi 150 mijë euro në mënyrë të kundërligjshme.

Rasti kishte ndodhur nga 1 janari i 2017-ës e deri më 2019.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në lidhje me rastin policia ka kërkuar detaje nga ana e Prokurorisë dhe Gjykatës në Prizren.

Hetimet po zhvillohen dhe rasti është iniciuar si “keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar”./Lajmi.net/