Arrestohet i dyshuari në Podujevë, iu gjetën 18 bimë kanabisi – dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Podujevë. Të njëjti i janë gjetur 18 bimë të mbjella të llojit kanabis. ‘’KULTIVIM I BIMËS SË HASHASHIT, SHKURRES SË KOKAINËS OSE BIMËVE TË KANABISIT Fsh. Gërdoc, Podujevë 24.10.2025 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë dhe…

Lajme

25/10/2025 10:40

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Podujevë.

Të njëjti i janë gjetur 18 bimë të mbjella të llojit kanabis.

‘’KULTIVIM I BIMËS SË HASHASHIT, SHKURRES SË KOKAINËS OSE BIMËVE TË KANABISIT

Fsh. Gërdoc, Podujevë 24.10.2025 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij, i janë gjetur dhe sekuestruar 18 bimë të mbjella të llojit kanabis dhe 987.2 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raport.