Arrestohet i dyshuari në Klinë, tentoi ta vriste një grua dhe më pas sulmoi fizikisht edhe një grua tjetër
Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Klinë. Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje të rëndë në tentativë, ku është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër, si dhe kishte sulmuar fizikisht viktimën e dytë femër. “Lidhur me rastin viktimat janë…
Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Klinë.
Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje të rëndë në tentativë, ku është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër, si dhe kishte sulmuar fizikisht viktimën e dytë femër.
“Lidhur me rastin viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në repartin e psikiatrisë nën mbikëqyrje e njësive policore.”./Lajmi.net/