Arrestohet i dyshuari, mashtroi viktimat përmes marrjes së parave në Shkabaj

Një rast i mashtrimit u raportua dje në Shkabaj. Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull pasi që i njëjti ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Siç raportohet mashtrimi u bë përmes parave, ku një person kishte hyrë në market dhe i kishte kërkuar t’ia këmbejë…

Lajme

07/01/2026 09:12

Një rast i mashtrimit u raportua dje në Shkabaj.

Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull pasi që i njëjti ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Siç raportohet mashtrimi u bë përmes parave, ku një person kishte hyrë në market dhe i kishte kërkuar t’ia këmbejë një kartëmonedhë prej 100 euro në dy kartëmonedha nga 50 euro. Në momentin që viktima ia kishte dhënë paratë, i dyshuari është larguar menjëherë nga lokacioni./Lajmi.net/