Arrestohet i dyshuari i gjashtë për therjen me thikë në Prishtinë ku u lënduan dy persona

Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe një person lidhur me rastin e therjes me thikë që ndodhi para disa ditëve në Prishtinë.

Lajme

17/08/2019 14:17

Në të njëjtin rast, të lënduar mbetën një femër dhe një mashkull, teksa ky i dyti është në gjendje më të rëndë, shkruan lajmi.net.

Policia arrestimin e personit të gjashtë e ka konfirmuar përmes raportit 24 orësh.

“Lidhur me rastin më 16.08.2019 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Lajmi.net/