Arrestohet hajni i biçikletave në Mitrovicë
Policia ka arritur të arrestojë hajnin e biçikletave në Mitrovicë. Sipas njoftimit të policisë, personi në fjalë dyshohet se në periudhën kohore mes datave 17.04.2025 deri me 01.05.2025 në Mitrovicë, ka kryer veprat penale ,”Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”, ku cak i ishin kryesisht biçikleta dhe skuter elektrik. “Një numër i provave materiale janë konfiskuar…

Lajme
Policia ka arritur të arrestojë hajnin e biçikletave në Mitrovicë.
Sipas njoftimit të policisë, personi në fjalë dyshohet se në periudhën kohore mes datave 17.04.2025 deri me 01.05.2025 në Mitrovicë, ka kryer veprat penale ,”Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”, ku cak i ishin kryesisht biçikleta dhe skuter elektrik.
“Një numër i provave materiale janë konfiskuar dhe pas procedurave u janë kthyer pronarëve legjitim kurse për raste të tjera hetimet janë duke vazhduar për vendndodhjen e provave materiale. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuara masa e ndalimit policor për 48 orë”, ka njoftuar tutje policia.