Arrestohet gruaja e cila tentoi ta vrasë Donald Trump

Një grua, e cila dyshohet ta ketë dërguar një letër me helm Ricin në Shtëpinë e Bardhë, u arrestua nga autoritetet amerikane, deklaruan zyrtarët në SHBA.

Bota

21/09/2020 10:28

E dyshuara ishte pajisur me një revole teksa u ndalua nga autoritetet policore, shkruajnë mediet amerikane, transmeton lajmi.net.

Prokurorët në Uashington pritet të nisin një proces gjyqësor ndaj të pandehurës.

Ditë më parë u raportua se një letër, në të cilën ishte vendosur një sasi e konsiderueshme ricine, iu adresua Shtëpisë së Bardhë, gjerësisht presidentit amerikan Donald Trump.

Ricina është një lloj minerali që mund të përdoret për armë bio-kimike, e cila në rast të kontaktit të drejtpërdrejtë me të mund të sjellë komplikime shëndetësore, e të çojë deri tek vdekja.

Autoritetet spekulonin se pakoja kishte ardhur nga Kanadaja, nga gruaja e cila tashmë është arrestuar nga forcat e rendit. /Lajmi.net/