Arrestohet edhe personi i dytë i dyshuar për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu

Është arrestuar edhe një person, i dyshuar për vendosjen e një granate dore në afërsi të ordinancës “Medica” të gjinekologut Afrim Veliu në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan lajmi.net. “Më 03.06.2025 pas veprimeve hetimore lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe…

Lajme

04/06/2025 10:40

Është arrestuar edhe një person, i dyshuar për vendosjen e një granate dore në afërsi të ordinancës “Medica” të gjinekologut Afrim Veliu në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan lajmi.net.

“Më 03.06.2025 pas veprimeve hetimore lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Një i dyshuar në lidhje me këtë rast vetëm se ishte arrestuar disa ditë më parë dhe ndodhet në paraburgim.

Gjinekologu Veliu fillimisht ishte sulmuar me një mjet metalik derisa po hynte në veturën e tij, e ditë më pas afër ordinancës së tij ishte vendosur një granatë dore e cila është larguar nga Policia e Kosovës.
Në lidhje me sulmin ndaj tij, gjinekologu i njohur kosovar ka thënë se nuk mund të ketë lidhje me punën e tij.