Arrestohet edhe një person- dyshohet se në vazhdimësi ndihmoi Gërbesht në veprën “detyrim”
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se është duke vazhduar aksioni në lidhje me rastin e njohur si “Gërbesht” në Vushtrri. Prokuroria bëri të ditur se është arrestuar një person me iniciale Rr.M., pasi i njëjti dyshohet që në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Ndihmë në detyrim”, duke ndihmuar personat e arrestuar dy ditë më…

Lajme
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se është duke vazhduar aksioni në lidhje me rastin e njohur si “Gërbesht” në Vushtrri.
Prokuroria bëri të ditur se është arrestuar një person me iniciale Rr.M., pasi i njëjti dyshohet që në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Ndihmë në detyrim”, duke ndihmuar personat e arrestuar dy ditë më parë në operacionin në Vushtrri, në kryerjen e veprës penale.
I njëjti me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje për 48 orë.
Brenda afatit të paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin./Lajmi.net/