Arrestohet burri i veshur si samurai pas vrasjes së dy personave dhe lëndimit të pesë të tjerëve
Në orët e mëngjesit të 1 tetorit, një 24 vjeçar i veshur si samurai sulmoi me shpatë 7 persona, duke vrarë dy nga ata.
Bota
24 vjeçari u arrestua mëngjesin e të dielës në qytetin e Kebekut pasi vrau dy persona dhe lëndoi pesë të tjerë të cilët janë në gjendje kritike, raporton “DailyMail”, transmeton lajmi.net.
Numri i viktimave nuk është konfirmuar akoma, si shkak se nuk dihet se sa persona ka sulmuar i arrestuari.
Sulmet filluan rreth orës 22:30 mbrëmjen e së premtës, duke filluar një “gjah” të vërtetë që zgjati rreth dy orë e gjysmë. Ai u arrestua rreth orës një të mëngjesit.

Policia e shpjegoj veshjen e tij si mesjetare, por ne raportin e mëvonshëm u tregua se ai ishte veshur si një samurai.
Gjatë deklaratës së vetë, policia tha se qëllimet e tij janë akoma të paqarta dhe se viktimat nuk kishin kurrfarë ndërlidhje me sulmuesin, pra ata u zgjodhën rastësisht.
Emri i sulmuesit nuk është bërë akoma publik.

Gjatë kërkimit të të dyshuarit, policia iu kërkoi banorëve të zonës që të qëndronin brenda dhe të mos dalin jashtë në kurrfarë rrethana sepse kishte një vrasës që bredhte i lirë rrugëve të qytetit.
Policia lajmëroi rreth orës katër të mëngjesit të së dielës se gjendja ishte tanimë nën kontroll.
Njëra nga viktimat, që ishte një grua e vjetër, i ishte prerë koka. /Lajmi.net/