Arrestohet Arianit Sllamniku, pas raportimit të lajmi.net

Policia e Kosovës ka arrestuar Arianit Sllamnikun, pas raportimit të lajmi.net në lidhje me trajtimin që ai po u bënte fëmijëve me çrregullime të spektrikt autik. Sipas burimeve të lajmi.net Sllamniku veçse është arrestuar dhe ndaj tij po realizohen hetimet të tjera për të identifikuar të gjitha detajet. Pak më parë policia po ashtu ka…

Lajme

20/01/2026 14:34

Policia e Kosovës ka arrestuar Arianit Sllamnikun, pas raportimit të lajmi.net në lidhje me trajtimin që ai po u bënte fëmijëve me çrregullime të spektrikt autik.

Sipas burimeve të lajmi.net Sllamniku veçse është arrestuar dhe ndaj tij po realizohen hetimet të tjera për të identifikuar të gjitha detajet.

Pak më parë policia po ashtu ka kërkuar bashkëpunim të qytetarëve në lidhje me rastet të cilat mund të kenë pasur në lidhje me trajtimin që ai thoshte se ua bën këtyre fëmijëve e nga ku merrte mijëra euro

Pas reagimeve nga Ministria e Shëndetësisë, KOMFF dhe ndërhyrjes së policisë e Prokurorisë sot edhe Inspektorati Shëndetësorë ka kryer kontrolle të ndryshme tek zyra e tij e cila funksiononte si lloj “ordinance”, meqë rast edhe është mbyllur. /Lajmi.net/

Çka raportoi lajmi.net? 

Një hulumtim i realizuar prej kohësh nga gazetarët e lajmi.net nxori në pah një situatë tejet shqetësuese të krijuar në mes shumë prindërve dhe një personazhi në Gjilan.

Bëhet fjalë për Arianit Sllamnikun, i cili në shumë raste bënte deklarata të çuditshme që sipas tij shëron problemet shëndetësore, e në mesin e tyre edhe ato që lidhen me pjesën neurologjike tek fëmijët.

Edhe pse mjekësia e shkenca në botë thotë se të prekurit me spektrin e autizmit duhet trajtuar dhe se s’ka shërim, Sllamniku deklaron se “ai shëron autizmin”.

E krejt kjo situatë u bë edhe më e rëndë kur në fakt doli se Sllamniku përdorë terapi apo thënë qartë barëra të kafshëve, në drejtim të pacientëve.

Ai në fakt u shkruan raportet me këto barna, e me përbërje të tjera- që më pas të njëjtit t’i përdorin ato e të nxjerrin jashtë “parazitët”.

Pas këtyre raportimeve, ka reaguar dje edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila ka shprehur shqetësimin e saj dhe ka bërë thirrje që qytetarët të besojnë vetëm në metoda të verifikuara shkencërisht, të ofruara nga institucione dhe profesionistë të licencuar shëndetësorë.

Ministria ka njoftuar se ka informuar institucionet kompetente dhe është në koordinim me Policinë e Kosovës për trajtimin e rastit.

Përveç ministrisë së Shëndetësisë, për rastin e Sllamnikut janë aktivizuar edhe institucionet e Drejtësisë në vend./lajmi.net/

Prokuroria në Gjilan autorizon policinë të ndërmarrë veprimet hetimore ndaj Arianit Sllamnikut

Pas raportimit të lajmi.net, Policia e Kosovës interviston Arianit Sllamnikun