Arrestohet adoleshenti që goditi me veturë dy këmbësorë në Lipjan

Një i mitur është arrestuar të enjten, pasi dyshohet se më 1 shtator ka goditur me veturë dy këmbësorë në fshatin Banullë të Lipjanit. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por njësia e hetimeve ka arritur ta identifikojë dhe më pas ta arrestojë. “Me vendim të prokurorit, i…

Lajme

04/09/2026 09:35

Një i mitur është arrestuar të enjten, pasi dyshohet se më 1 shtator ka goditur me veturë dy këmbësorë në fshatin Banullë të Lipjanit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por njësia e hetimeve ka arritur ta identifikojë dhe më pas ta arrestojë.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raportin e Policisë.