Arrestohet 29 vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pejë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të rëndë në Pejë.

Lajme

14/08/2019 14:03

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Policia e Pejës, shkruan lajmi.net.

Ju njoftojmë se Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo – hetimore në bashkëpunim edhe me njësi tjera të këtij stacioni kanë identifikuar dhe me datë 14.08.2019 kanë arrestuar te dyshuarin:

L.R. i lindur vitin 1990 m/k/sh.

I dyshuari tashmë i arrestuar, është i dyshuar për disa vepra penale të cekura më lartë, po ashtu me datë 25.07.2019, në qytetin e Pejës, saktësisht në rrugën ‘Besnik Lajqi’ në Pejë, është i dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.

I njëjti ka qenë në kërkim nga Gjykata Themelore Pejë dhe Prokuroria Themelore Pejë, me ç‘rast janë lëshuar urdhër arrestet për arrestimin e tij.

Në momentin e arrestimit gjatë kontrollit të tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provës materiale 4 (katër) qese plasmasi ngjyrë e kaltër të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘marihuanë’.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit prej 48- orësh. /Lajmi.net/