Arrestohet 21 vjeçari pasi në banesë iu gjetën, armë, kanabis e heroinë
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë ditën e sotme, një 21-vjeçar pasi në banesën e tij u gjetëm armë dhe municione luftarake.

Lajme
Policia bën me dije se shtetasi Muhamed Bibi u arrestua pas hetimeve 2 mujore. Ndërkohë, Bibi merrej edhe me shitjen e lëndëve narkotike kanabis dhe heroinë, raporton shekulli.al.
Gjatë kontrollit të kryer në lagjen nr. 8 në Durrës, 21-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
600 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva;
armë zjarri automatik mod-56;
1 krehër automatiku;
42 fishekë luftarakë model-56;
16 copë kapsolla detonatore dhe 1 fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 55 cm;
1.5 gram e dyshuar si lëndë narkotike heroine dhe
2 telefona celularë./