Ndalohet vetura me targa serbe në Graçanicë- të dyshuarve iu gjenden afishe dhe mbishkrime me përmbajtje nacionaliste si dhe dron

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar tre persona të dyshimtë në Graçanicë. Mbrëmë rreth orës 23:30, një njësi e policisë së rajonit të Prishtinës ka identifikuar dhe ndaluar një automjet të tipit “Mazda”, me targa të Serbisë në zonën e Graçanicës. Në automjet ndodheshin tre persona, të nacionalitetit serb: L.D, 23 vjeç, J.P…

Lajme

22/05/2025 09:32

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar tre persona të dyshimtë në Graçanicë.

Mbrëmë rreth orës 23:30, një njësi e policisë së rajonit të Prishtinës ka identifikuar dhe ndaluar një automjet të tipit “Mazda”, me targa të Serbisë në zonën e Graçanicës.

Në automjet ndodheshin tre persona, të nacionalitetit serb: L.D, 23 vjeç, J.P 23 vjeç dhe D.D 22 vjeç.

“Gjatë kontrollit të kryer ndaj veturës dhe personave, janë gjetur disa afishe dhe mbishkrime me përmbajtje nacionaliste, si dhe një pajisje dron, që ndodhej brenda automjetit.Të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Graqanicë, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedural”, thuhet në njoftimin për media.

Rasti është trajtuar në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, dhe ndaj të dyshuarve është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale:

“Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik” – sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Lajmi.net/