Arrestohen tre të dyshuar, trafikuan dy femra të mitura në Prishtinë

Pas identifikimit të tre viktimave femra, dy nga to të mitura. Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore pas një pune operative, ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj në Prishtinë.

Lajme

25/12/2014 14:05

Arrestimi është bërë mbi bazën e ekzistencës së dyshimit të bazuar në kryerjen e veprës penale Trafikim me Njerëz.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje, dy viktimat e mitura janë dërguar në strehimore, ndërsa viktima e moshës madhore është liruar./Indeksonline/