Arrestohen tre persona të dyshimtë, prokuroria me detaje se si u bllokuan 5 xhirollogari bankare, 39 banesa, 17 parcela e lokale afariste

Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, konkretisht hetues policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike më datë 26.09.2024 kanë zbatuar urdhërkontrollin e urdhëruar nga Gjykata Themelore Prishtinë-Departamenti Special, ku janë bastisur pesë lokacione të ndryshme, katër lokacione në rajonin e Prishtinës dhe një në rajonin e Gjilanit. “Bastisja është kryer…

Lajme

12/05/2025 11:02

Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, konkretisht hetues policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike më datë 26.09.2024 kanë zbatuar urdhërkontrollin e urdhëruar nga Gjykata Themelore Prishtinë-Departamenti Special, ku janë bastisur pesë lokacione të ndryshme, katër lokacione në rajonin e Prishtinës dhe një në rajonin e Gjilanit.

“Bastisja është kryer me qëllim të gjetjes së dëshmive materiale dhe arrestimit të të dyshuarve, të cilët dyshohet që në periudhën kohore 2020-2024 kanë kryer veprat penale, mashtrim, falsifikim i dokumenteve dhe legalizimi i përmbajtjes se pavërtetë, më të cilat veprime të dyshuarit dyshohet të kenë përfituar mjete materiale në vlera të mëdha, të cilat më pas me qëllim të futjes në sistemin financiare të RKS-së kanë kryer veprime të shumta, me të cilat dyshohet të kenë konsumuar veprën penale “Shpëlarja e parasë”. Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit janë arrestuar tre të dyshuar, ndërsa një i dyshuar tjetër nuk është gjetur në vendbanimin e tij”, thuhet në njoftimin për media.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

– Tre folderë/dosje me dokumentacion të ndryshëm, si: kontrata, autorizime, certifikata të pronave, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara;
– Një revole e tipit VIZOR 50 cal. 7.65, një karikator me 7 fishekë, dy karikatorë të zbrazur të armës AK-47, 58 Cop municione të kalibrave të ndryshëm, 09/copë municione 12/A të armës së gjuetisë;
– Një veturë BMW me ngjyrë e zezë dhe me targa vendore, viti i prodhimit 2022, pronë e të dyshuarit (V.C.);
– Një veturë Volkswagen-VW Tiguan me ngjyrë zezë me targa vendore, viti i prodhimit 2017, pronë e të dyshuarit (V.C.);
– Një telefon HUAWEI;
– Tre telefonë IPHONE dhe
– Një laptop.

Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale është lëshuar urdhër ndalues i përkohshëm për:

– 39 banesa të ndryshme, shprehur në (m2) 3,929.52 m2;
– 30 garazhe;
– Dy lokale afariste;
– 17 parcela tokësore të lokalizuar në lokacione të ndryshme të shprehura në (m2) 29,903.00m2 dhe
– Janë bllokuar 5 xhirollogari të personave të dyshuar, ku janë ngrirë 179,560.25 €.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve të tyre mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të lëndës nga PSRK-ja iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Të gjitha veprimet hetimore janë kryer nën mbikëqyrjen dhe koordinimin e Prokurorit të Prokurorisë Speciale të RKS-së./Lajmi.net/