Arrestohen tre persona të dyshimtë për krime lufte në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës sot ka arrestuar tre të dyshuar për krime të luftës në Kosovë. Kjo gjë u bë e ditur përmes një njoftimi për media ku u tha se aksioni u zhvillua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, sot datë 21.04.2024 në koordinim me Prokurorin Speciale –Departamenti për Krime Lufte, transmeton lajmi.net.…

Lajme
Policia e Kosovës sot ka arrestuar tre të dyshuar për krime të luftës në Kosovë.
Kjo gjë u bë e ditur përmes një njoftimi për media ku u tha se aksioni u zhvillua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, sot datë 21.04.2024 në koordinim me Prokurorin Speciale –Departamenti për Krime Lufte, transmeton lajmi.net.
“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, sot datë 21.04.2024 në koordinim me Prokurorin Speciale –Departamenti për Krime Lufte, më datën 21 prill 2025, pas një aktiviteti të gjatë hetimor, ka ndërmarrë disa veprime operative, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të tre (3) dyshuarve të cilët dyshohen se kanë kryer Krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.Fillimisht në qytetin e Lipjanit në dy lokacion të ndara, janë lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari B.T. mashkull dhe e dyshuara N.Č. (femër). Në vazhdimësi të aktiviteti operativ në Prishtinë është lokalizuar dhe arrestuar edhe i dyshuari i tretë M.I. mashkull. Të njëjtit dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, në cilësi të gardianëve-zyrtarëve korrektues në burgun e Prishtinës dhe Qendrën Korrektuese në Lipjanit kanë marrë pjesë në maltretimin, rrahjen, torturimin fizik dhe psikik te të ndaluarve shqiptarë”,thuhet në njoftimin për media.
Po ashtu u theksua se të arrestuarit janë shoqëruar ne zyrat e Drejtorisë së Hetimit të Krime të Luftës dhe janë duke u intervistuar.
“Policia e Kosovës është e përkushtuar të vazhdojë me hetimet dhe bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet përkatëse për të siguruar drejtësi lidhur me krimet e luftës në Kosovë.”./Lajmi.net/