​Arrestohen tre persona nën dyshimin për kultivim të narkotikëve në Prizren

Policia e Kosovës, ka arrestuar tre persona të dyshuar në rrugën “Ukë Bytyqi”, në Prizren për kultivim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës, bimëve të kanabisit. Policia e Kosovës ka bërë me dije se çka është gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit të dy banesave. “Janë arrestuar një mashkull shtetas i R. Shqipërisë, një femër…

Lajme

24/04/2025 09:33

Policia e Kosovës, ka arrestuar tre persona të dyshuar në rrugën “Ukë Bytyqi”, në Prizren për kultivim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës, bimëve të kanabisit.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se çka është gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit të dy banesave.

“Janë arrestuar një mashkull shtetas i R. Shqipërisë, një femër shtetase e R. Shqipërisë dhe një mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të dy banesave, janë gjetur dhe sekuestruar sasi e narkotikëve të llojit marihuanë, 175 bimë të mbjellura Kanabis Sativa, pajisje përcjellëse të laboratorit për kultivim dhe 6 telefona mobil”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në raportin 24 orësh të policisë, bimët narkotike si dhe pajisjet përcjellëse me urdhër të prokurorit janë shkatërruar, derisa me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rr. Ukë Bytyqi, Prizren / 23.04.2025 – 12:00. Janë arrestuar një mashkull shtetas i R. Shqipërisë, një femër shtetase e R. Shqipërisë dhe një mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të dy banesave, janë gjetur dhe sekuestruar sasi e narkotikëve të llojit marihuanë, 175 bimë të mbjellura Kanabis Sativa, pajisje përcjellëse të laboratorit për kultivim dhe 6 telefona mobil. Bimët narkotike si dhe pajisjet përcjellëse me urdhër të prokurorit janë shkatërruar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”./Lajmi.net/