Arrestohen tre persona në Prishtinë pas një sherri të dhunshëm – njëri prej tyre i mitur
Tre persona janë arrestuar në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, nën dyshimin se janë përfshirë në një rrahje mes tyre, ku janë përdorur edhe mjete të forta dhe një thikë. Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit, njëri prej tyre i mitur – pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, duke shkaktuar lëndime trupore, shkruan lajmi.net. Mjetet…
Lajme
Tre persona janë arrestuar në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, nën dyshimin se janë përfshirë në një rrahje mes tyre, ku janë përdorur edhe mjete të forta dhe një thikë.
Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit, njëri prej tyre i mitur – pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, duke shkaktuar lëndime trupore, shkruan lajmi.net.
Mjetet e përdorura gjatë incidentit janë konfiskuar në cilësi të provave materiale, ndërsa të dyshuarit kanë marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre personat janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.
Njoftimi i plotë:
Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë / 02.05.2026 – 18:30. Pas një mosmarrëveshje që kishin pasur ndërmjet vete, tre m/k, njëri prej tyre i mitur, të njëjtit kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin, duke përdorur mjete të forta dhe një thikë. Mjetet e përdorura në rast janë konfiskuar në cilësi të provave materiale. Të dyshuarit kanë pranuar tretmanin mjekësor. Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të tre personat e dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime. /Lajmi.net/