Arrestohen tre persona në Pejë, lënduan policin që tentoi ta arrestonte njërin prej tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes sё detyrës zyrtare”. Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur gjatë ditës në Pejë. “Sot me datë 12.02.2025, rreth orës 13:50, deri sa patrolla e…

Lajme

12/02/2025 21:02

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes sё detyrës zyrtare”.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur gjatë ditës në Pejë.

“Sot me datë 12.02.2025, rreth orës 13:50, deri sa patrolla e planit Operativ ishte nё patrullim nё rrugën “Selman Lajqi” nё Pejё, nё njё lokal ka vërejtur personin e dyshuar, i cili ishte i kёrkuar nё bazё tё urdhёresёs sё Gjykatёs themelore nё Pejё”.

Tutje, u bë e ditur se i dyshuari A.A. i lindur nё vitin 2000, nё Pejё, ёshtё arrestuar nga Policia, dhe pas arrestimit i njëjti ka tentuar tё largohet, i ndihmuar edhe nga dy persona tё tjerё, duke lёnduar njё zyrtar policor”.

Zyrtari Policor ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pasi qё sipas mjekut kishte pёsuar lëndime tё rёnda trupore, dhe i njëjti ёshtё ndaluar nё repartin pёrkatёs pёr tretman tё mёtutjeshёm mjekёsor.

Tre (3) tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.