Arrestohen tre persona në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, në veturë u gjenden lloje të ndryshme të drogave
Policia e Kosovës ka ndaluar mbrëmë dy automjete në të cilat ndodheshin tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Të njëjtit dyshohet se kanë qenë duke shitur substanca të dyshuara narkotike. “Në posedim tek njëri nga të dyshuarit është gjetur një cigare e mbështjellur me substancë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë 0.9 gram si…
Lajme
Policia e Kosovës ka ndaluar mbrëmë dy automjete në të cilat ndodheshin tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë.
Të njëjtit dyshohet se kanë qenë duke shitur substanca të dyshuara narkotike.
“Në posedim tek njëri nga të dyshuarit është gjetur një cigare e mbështjellur me substancë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë 0.9 gram si dhe 330 euro para të gatshme. Lidhur me rastin, gjatë kontrollit në banesën e personave të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale : 33 qese të mbushura me substancë të dyshuara të narkotikëve të llojit marihuanë 96 gram, katër qese të mbushura me substancë narkotike të llojit kokainë me peshë .34 gram , si dhe 1000 euro para të gatshme.”,thuhet në njoftim.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë./Lajmi.net/