Arrestohen tre persona në Dragash, u kapën duke vjedhur në një fabrikë
Policia e Kosovës në Dragash, ka njoftuar se dje rreth orës 21:12 kanë reaguar menjëherë ndaj një rasti të vjedhjes që po ndodhte në një fabrikë në këtë qytet që aktualisht nuk është në funksion. Ata kanë shkuar në lokacionin e dyshuar dhe rreth orës 22:30 e kanë arrestuar një të dyshuar brenda fabrikës ndërsa…
Lajme
Policia e Kosovës në Dragash, ka njoftuar se dje rreth orës 21:12 kanë reaguar menjëherë ndaj një rasti të vjedhjes që po ndodhte në një fabrikë në këtë qytet që aktualisht nuk është në funksion.
Ata kanë shkuar në lokacionin e dyshuar dhe rreth orës 22:30 e kanë arrestuar një të dyshuar brenda fabrikës ndërsa rreth orës 22:45 i kanë arrestuar edhe dy të tjerë.
“Në vendin e ngjarjes, te të dyshuarit, janë gjetur mjete të përdorura për vjedhje si: dorëza, fleks, bateri, sharrë metalike, si dhe një automjet që i përkiste njërës nga të dyshuarit. Përveç hetuesve të Stacionit Policor të Dragashit edhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Prizreni kanë dalë në vendin e ngjarjes për procedura të mëtejshme”, ka njoftuar Policia.
Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit (meshkuj të moshës 38, 37 dhe 36 vjeç) janë ndaluar për 48 orë.
“Gjithashtu, policia ka sekuestruar automjetin e të dyshuarve dhe disa mjete pune të përdorura gjatë veprës penale. Policia është duke punuar me përkushtim për mbledhjen e dëshmive lidhur me rastin ne fjale si dhe lidhjen e të dyshuarve me veprat tjera te njëjta”, thuhet më tej në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: