Arrestohen tre persona në aeroport, Prokuroria jep detaje

Pak më parë është raportuar se institucionet e zbatimit të ligjit në vend kanë kapur një sasi të madhe malli të dyshimtë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Malli ka prejardhje nga Turqia, pasi që bagazhi në të cilin ishte futur, e që janë deri tash janë numëruar 7 koferë, i përket dy shtetasve turq që…

Lajme

02/05/2025 18:38

Pak më parë është raportuar se institucionet e zbatimit të ligjit në vend kanë kapur një sasi të madhe malli të dyshimtë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Malli ka prejardhje nga Turqia, pasi që bagazhi në të cilin ishte futur, e që janë deri tash janë numëruar 7 koferë, i përket dy shtetasve turq që udhëtojnë nën Kosovë herë pas erë, shkruan Insajderi. Hetimet e para nxjerrin si pistë që ato janë barna të kontrabanduara vlera e të cilave mund të shkoi deri në afro 200 mijë euro.

Lidhur me rastin, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, konfirmoi se janë arrestuar tre persona.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se janë arrestuar tre (3) persona për veprat penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 311 dhe “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore” bazuar nga neni 260 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, thuhet se Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.