Arrestohen tre persona, dyshohet se vodhën stoli ari në një shtëpi në Poslishtë të Prizrenit
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 00:06 minuta, kanë marrë informacion se po ndodh një vjedhje në fshatin Poslishtë të Prizrenit. Ata kanë thënë se menjëherë kanë reaguar dhe kanë arrestuar tre të dyshuar, B.H, N.A dhe D.P të gjithë nga Prizreni. Policia ka thënë se kanë sekuestruar disa stoli dhe bizhuteri…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 00:06 minuta, kanë marrë informacion se po ndodh një vjedhje në fshatin Poslishtë të Prizrenit.
Ata kanë thënë se menjëherë kanë reaguar dhe kanë arrestuar tre të dyshuar, B.H, N.A dhe D.P të gjithë nga Prizreni.
Policia ka thënë se kanë sekuestruar disa stoli dhe bizhuteri që besohet të jenë stoli ari.
“Këto janë gjetur në automjetin e përdorur nga të dyshuarit si dhe në trupin e njërës prej tyre. Pas evidentimit dhe fotografimit nga ana e krim teknikës, me urdhër të Prokurorit, sendet e vjedhura i janë kthyer pronarit. Prokurori i Shtetit është njoftuar për rastin dhe me urdhër të tij është filluar procedura penale, ndërsa të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Gjithashtu, nga të dyshuarit është konfiskuar edhe një automjet i përdorur në rast. Për momentin, vlera e saktë e sendeve të vjedhura nuk dihet. Personat e dyshuar do të intervistohen edhe për raste të tjera të ngjashme”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: