Arrestohen tre adoleshentë, grabitën një bankë
Tre adoleshentë janë autorët e dyshuar të grabitjes së armatosur në një bankë të nivelit të dytë më 20 majit në Rrugën e Kavajës.

Lajme
72 orë pas ngjarjes policia ka arrestuar në bazë të hetimeve Kristi Sulollarin, Kristi Kajon dhe Rei Cenolli të tre 19 vjeçar.
Burime bëjnë me dije se Kristi Sulollari u kap në vendin e quajtur “Tajvan” ku punonte si kamarier, ndërsa Kristi Kajo u kap në shtëpinë e gjyshes së tij në rrugën “Irfan Tomini” ndërsa shtetasi Rei Cenolli u kap në Voskopojë në Korçë në shtepinë e xhaxhait të tij.
Në cilësinë e provës materiale u tre të rinjve iu sekuestrua shuma prej 687.900 lekë 3 aparatë celularë, një kapele e përdorur në ngjarje si dhe mjeti Toyota Yaris me targe AA861LD që u përdor në ngjarje për të sjellë dhe larguar autorët, raportojnë mediat në Shqipëri.