Arrestohen më shumë se 11,000 ekstremistë në Bangladesh

Autoritetet në Bangladesh kanë arrestuar 150 militantë të dyshuar dhe më shumë se 11,000 ekstremistë, si pjesë e sulmeve dhe vrasjeve brutale.

Bota

15/06/2016 11:02

Policia ka raportuar se të arrestuarit kryesisht kanë qenë Jama’atul muxhahedinë, që është një grup i ndaluar islamik ekstremistësh në Bangladesh, dhe të cilët u kanë marrë jetën pakicave fetare dhe aktivistëve homoseksual, transmeton lajmi.net

Këta janë fajësuar për sulme me bomba, dhe disa prej tyre u arrestuan pasi kishin lidhje me vrasjen e fundit të një prifti.

Ambasadori i SHBA-së në Bangladesh Marcia Bernicat ka thënë se të paktën 35 sulme janë kryer 14 muajt e fundit, ku një grup i terroristëve kanë marrë përgjegjësi për 23 sulme. /lajmi.net