Arrestohen pesë shqiptarë në Angli, rrëmbyen bashkëkombësin
Policia britanike ka arrestuar pesë shtetas shqiptarë pasi akuzohen për rrëmbimin e një 19-vjeçari, bashkëkombës i tyre. Rrëmbimi ka ndodhë në prill të vitit të kaluar në rrugën Brighton.

Lajme
Saimir Nezaj 24 vjeç dhe Ilir Hasa 24 vjeç u arrestuan për komplot të rrëmbimit të 19-vjeçarit shqiptar, të njohur si Tony Kurt. Po ashtu u arrestuan edhe Gazmend Mula dhe Redon Sadria, të cilët pranuan komplotin për rrëmbimin e Tony Kurt.
Në prangat e policisë ka rënë edhe shtetasi i rrëmbyer, Ardit Murataj i njohur si Tony Kurt.
Ilir Hasa u dënua me tetë vjet burg pas u shpall fajtor për konspiracion të rrëmbimit. Saimir Nezaj u dënua me 11 vjet e gjahto muaj burg. Ndërsa Redon Sadria do të vuajë në burgjet britanike dy vjet e gjashtë muaj burgim për zotërim kokaine dhe ekstazie.
Gazmend Mula u dënua me 10 vjet burg, pasi ai pranoi komplotin e rrëmbimit dhe mbajtës droge. Dhe, Ardi Murataj, i cili ishte personi i rrëmbyer, gjykata e dënoi atë me dy vjet e gjashtë muaj burg, pasi pranoi akuzat për mbajtje kokaine me qëllim shitje.