Arrestohen pesë persona në Kaçanik pasi tentuan të vidhnin një argjendari

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj, dy prej tyre shtetas të Serbisë deh tre kosovarë, pasi dyshohet se kanë tentuar të kryenin vjedhje në një argjendari në Kaçanik. Të dyshuarit meshkuj serb nga njësitë policore janë kapur në flagrancë duke e kryer veprën. Në vendin e ngjarjes si dëshmi…

Lajme

02/02/2026 08:57

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj, dy prej tyre shtetas të Serbisë deh tre kosovarë, pasi dyshohet se kanë tentuar të kryenin vjedhje në një argjendari në Kaçanik.

Të dyshuarit meshkuj serb nga njësitë policore janë kapur në flagrancë duke e kryer veprën.

Në vendin e ngjarjes si dëshmi janë gjetur dhe konfiskuar: një shufër metali, një palë dana, pesë qelësa të ndryshëm, tri kaçavida, një skallper dhe dorëza.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/