Arrestohen në Podujevë dy persona të kërkuar me urdhëresë nga Gjykata
Policia e Kosovës në Prishtinë, ka njoftuar se po vazhdojnë ndërmarrjen e veprimeve policore, me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe të dënuar si autor të veprave penale. Sot, në një operacion të realizuar nga policët në Podujevë, janë arrestuar dy persona të kërkuar nga Gjykata për “lëndim trupor”. Personat e arrestuar janë A.A,…
Lajme
Policia e Kosovës në Prishtinë, ka njoftuar se po vazhdojnë ndërmarrjen e veprimeve policore, me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe të dënuar si autor të veprave penale.
Sot, në një operacion të realizuar nga policët në Podujevë, janë arrestuar dy persona të kërkuar nga Gjykata për “lëndim trupor”.
Personat e arrestuar janë A.A, mashkull, 25 vjeçar dhe A.Z, mashkull 21 vjeç, shkruan lajmi.net.
“Të dy, pas arrestimit nga ana e policisë janë dërguar në vuajtje të dënimit. Gjatë vitit 2025, zyrtarët e stacionit policor të Podujevës kanë realizuar 745 urdhëresa, prej tyre për vepra penale kanë qenë 251”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: