Arrestohen në Lipjan tre persona që kërkoheshin nga Gjykata për disa vepra penale

Nga zyrtarët e stacionit të Lipjanit , gjatë 2 dy ditëve të fundit, në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë arrestuar 3 persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës. Urdhëresat kanë qenë për veprat: -sulm ndaj personit zyrtar -grabitje në bashkëkryerje  dhe -sulm Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personat e…

Lajme

10/05/2025 21:55

Nga zyrtarët e stacionit të Lipjanit , gjatë 2 dy ditëve të fundit, në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë arrestuar 3 persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës.

Urdhëresat kanë qenë për veprat:
-sulm ndaj personit zyrtar
-grabitje në bashkëkryerje  dhe
-sulm

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personat e dyshuar janë proceduar konform urdhëresave.

Personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit.