Arrestohen dy të dyshuarit për plagosjen e djeshme në Mitrovicë
Mbrëme rreth orës 19:25, Policia ka pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri që kanë ndodhur në rrugën “Pajazit Boletini” në Mitrovicë. Një person ka mbetur i plagosur, dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, shkruan lajmi.net. Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në ndalim për 48 orë.…
Lajme
Mbrëme rreth orës 19:25, Policia ka pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri që kanë ndodhur në rrugën “Pajazit Boletini” në Mitrovicë.
Një person ka mbetur i plagosur, dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, shkruan lajmi.net.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në ndalim për 48 orë.
“Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë (5) gëzhoja. Pas intervsitimit dhe veprimeve hetimore është iniciuar rasti penal ‘vrasje në tentativë’ ndërsa me vendim të prokurorit ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetimet e mëtejme”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/