Arrestohen dy të dyshuar, bënin import, eksport e furnizim me armë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale si: import, eksport, furnizim dhe prodhim i paautorizuar i armëve. “Gjatë kontrollit në dy lokacione, pronë e të dyshuarve, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar:  një AK-47, një pistoletë me gas, një optikë  për AK-47,…

Lajme

21/11/2025 09:04

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale si: import, eksport, furnizim dhe prodhim i paautorizuar i armëve.

“Gjatë kontrollit në dy lokacione, pronë e të dyshuarve, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar:  një AK-47, një pistoletë me gas, një optikë  për AK-47, 50 copë fishekë  të kalibrave të ndryshëm dhe  dy telefona celularë”, thuhet në njoftim.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Arrestimet u bën në Fushë-Kosovë dhe Drenas./Lajmi.net/